18 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

KDI:Përplasjet pushtet-opozitë kanë shkaktuar ngërç të Kuvendit

- Advertisement -

Përplasjet e herëpashershme mes partive opozitare dhe pozitës po shkaktojnë pamundësi të funksionimit të institucioneve publike, konkretisht Kuvendit të Kosovës e Komisioneve të ndryshme qeveritare.

Kështu vlerësojnë monitoruesit e punës së të zgjedhurve të qytetarëve, përkatësisht nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Hulumtuesja e këtij institucioni, Tringa Dreshaj, në magazinën informative “Lajmet e fundit” në RTK, ka thënë se ky legjislacion tash e një kohë po përballet me ngërç të funksionimit.

“Ky legjislacion që nga fillimi i sesionit pranveror por edhe në vazhdimin e sesionit vjeshtor, po përballet me ngërç të punës së Kuvendit dhe komisioneve. Shpeshherë opozita por edhe pozita po e bojkotojnë punën. Problematika më e madhe është votimi i ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat kanë rol kyç në gjendjen aktuale të vendit”, ka thënë Dreshaj.

Tutje Dreshaj ka thënë se pezullimet e tilla të votimeve dhe vendimmarrjes e dëmtojnë Kosovën në sferën politike vendore e ndërkombëtare.

“Të gjitha bojkotet shpeshherë po sjellin problematika të cilat më parë s’kanë qenë të pranishme, kjo në veçanti po e minimizon llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë në detyrat e tyre dhe arsyen pse ata janë aty”, ka thënë hulumtuesja e KDI-së.

Të ngjashme

Të fundit