11.5 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

KDI: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja më optimale

- Advertisement -

Më shumë se gjashtë muajsh nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, dështimi për të formuar Qeverinë përbën zhvillim zhgënjyes pas kësaj krize të zvarritur institucionale. Ky rezultat është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së dialogut politik dhe e dështimit për të arritur marrëveshje që do të mundësonin funksionimin normal të institucioneve të vendit, thotë KDI.

KDI thekson se, ndonëse procedurat kushtetuese duhet të respektohen deri në fund, është e qartë se vendi ndodhet në një bllokadë e polarizim të thellë politik, që tashmë reflektohet në funksionimin e institucioneve, e rrezikon ta cenojë edhe stabilitetin fiskal dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Në këto rrethana, zgjedhjet e parakohshme parlamentare përfaqësojnë opsionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për t’i dhënë fund kësaj krize dhe për t’i rikthyer qytetarëve mundësinë për të përcaktuar drejtimin politik të vendit.

Megjithatë, KDI rikujton se as zgjedhjet nuk mund të garantojnë institucione funksionale nëse pas tyre mungon vullneti për konsensus politik dhe kompromis institucional. Për këtë arsye, është e domosdoshme që forcat politike të reflektojnë mbi përgjegjësinë që mbajnë për stabilitetin e vendit dhe të kontribuojnë në rikthimin e normalitetit institucional, sidomos duke pasur parasysh proceset e rëndësishme të vendimmarrjes institucionale që e presin vendin në muajt e ardhshëm.

Të ngjashme

Të fundit