Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetar të komunave që kanë shpenzuar më së shumti para në rrjete sociale.
Sipas KDI-së, kandidati që ka shpenzuar më së shumti është kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinë, Uran Ismaili.
Në vend të dytë është kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni.
“A e dini kush janë 10 kandidatët që deri tani kanë shpenzuar më së shumti në rrjete sociale? Ja kush prin deri tash”, ka njoftuar KDI.