Ky institut ka kërkuar që në një afat sa më të shpejtë të rikthejë votimin elektronik.

“Në mënyrë që të rritet transparenca dhe llogaridhënia e Kuvendit dhe e deputetëve individualisht, KDI kërkon nga Kuvendi, që në një afat sa më të shpejtë të mundshëm t’a rikthejë votimin elektronik. Në ndërkohë, Kuvendi përveç publikimit të votave kumulative, duhet të bëjë të qasshme për publikun rezultatet e votimit me dorë për secilin deputet individualisht në seancat e Kuvendit”.