KDI është takuar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Në njoftimin e KDI-së, thuhet se e kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në të njëjtën ditë, duke e cilësuar të njëjtën si një gjë si të ‘‘papranueshme’’.
‘‘Ditën e përmbyllëm me një takim me Presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu për të artikuluar shqetësimin tonë për krizën politike dhe institucionale dhe për të diskutuar opcionet për zhbllokimin e situatës. Theksuam se për ne si shoqëri civile, organizimi i zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në të njejtën ditë është i papranueshëm’’, është shkruar nga KDI.
Tutje, KDI thekson edhe se mbeten të përkushtuar për të ofruar kontributin e tyre në lehtësimin dhe zgjerimin e dialogut ndër-partiak.
‘‘Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar kontributin tonë në lehtësimin dhe zgjerimin e dialogut ndër-partiak por edhe me qytetarët e vendit për të tejkaluar ngërçin politik e institucional’’, përfundohet nga KDI.