7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

KDI: Lipjani, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni komunat më transparente gjatë vitit 2023

- Advertisement -

Lipjani, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, janë shpallur komunat më transparente për vitin 2023 nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të cilat janë vlerësuar me 97 pikë.

KDI-ja, në kuadër të programit për qeverisje lokale dhe pjesëmarrje qytetare edhe këtë vit ka pasqyruar nivelin e transparencës për 38 komunat e Kosovës për vitin 2023 të dhëna këto që janë paraqitur edhe në një raport të titulluar “Transparometri komunal”.

Sipas gjetjeve në këtë raport një nga sfidat kryesore që KDI-ja ka hasur gjatë mbledhjes së të dhënave është mosfunksionimi i webfaqeve komunale, si dhe komunat që kanë përjetuar regres të konsiderueshëm si shkak i përballjes me sfida të ndërlidhura me stabiliteti politik dhe administrativ janë katër komunat veriore, që kanë ndikuar negativisht në transparencë dhe llogaridhënie.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë sipas gjetjeve transparenca komunale në nivel komunash përgjithësisht ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me raportin e vitit 2022.

Ai ka shtuar se nga të dhënat e përgjithshme tregojnë se përfomancë më të mirë kanë kuvendet komunale.

Ai ka theksuar se si shkak i konteksteve specifike politike në katër komunat e veriut është treguar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies.

“Sipas gjetjeve Transparenca komunale në nivel komunash përgjithësisht ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me raportin e vitit 2022. Prandaj, është e nevojshme të vazhdohet puna për rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies, për të ruajtur dhe përmirësuar qëndrueshmërinë e nivelit të transparencës, sidomos në ato komuna që kanë pasur performancë më të dobët sa i përket përmbushjes së standardeve. Në  24 indikatorët, të dhënat e përgjithshme tregojnë se përformancë më të mirë kanë Kuvendte Komunale. Një nga sfidat kryesore që është në qeverisjen lokale me vite të tëra është azhurnimi i dhe mirëmbajtja e webfaqeve të ndryshme. Komunat më veri të Kosovës të cilat janë përballur me kontekstet specifike politike që kanë ndikuar në transparencën dhe llogaridhënien politike”, ka thënë ai.

Selvije Kurti, menaxhere e projekteve në KDI, ka thënë se qëllimi i publikimit të “Transparometrit Komunal” nga KDI është të promovojë dhe përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen lokale të Kosovës.

Ajo ka thënë se ky vlerësim synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e tyre për qasje në informacion, mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe të inkurajojë pjesëmarrjen në vendimmarrje.

“Transparenca komunale në nivel komunash përgjithësisht ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me raportin e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2022. Prandaj, është e nevojshme të vazhdohet puna për rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies, për të ruajtur dhe përmirësuar qëndrueshmërinë e nivelit të transparencës, sidomos në ato komuna që kanë pasur performancë më të dobët sa i përket përmbushjes së standardeve të transparencës. Transparenca e të gjitha 38 institucioneve lokale për vitin 2023 është vlerësuar në mënyrë retrospektive, pra matjet janë realizuar midis 25 marsit dhe 30 prillit 2024. KDI është bazuar në metodologjinë tashmë të konsoliduar të ‘Transparency International’, që i referohet matjeve në kuadër të 48 indikatorëve por dhe përvojës së saj të gjatë në monitorimin e punës së qeverisjes lokale”.

“Të gjithë 48 indikatorët janë të fokusuar që të matin transparencën në 2 shtylla qenësore të qeverisjes lokale: Kuvendin Komunal dhe Zyrën e Kryetarit/es. E njëjta metodologji është aplikuar edhe për katër komunat Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Edhe pse është bërë monitorimi i uebfaqeve të tyre, këto komuna kanë qëna pasive gjatë viti 2023, duke ju pamundësuat qytetarëve që të dinë se çfarë po ndodh ne vendet e tyre. Komunën e Ranillugut, webfaqja nuk ka qenë funksionale”,

Kurti me këtë rast ka prezantuar të gjeturat kryesore nga ky monitorim.

“Rreth 52 për qind e komunave nuk i publikojnë materialet e seancave të Kuvendit Komunal. Kjo mungesë transparence pengon qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar të informohen mbi diskutimet dhe vendimet e marra nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Rreth 86 për qind e komunave nuk ofrojnë qasjen në dokumente në gjuhët zyrtare. Kjo përjashton një pjesë të popullsisë së Kosovës nga qasja e barabartë në informacione, duke krijuar barriera gjuhësore që pengojnë transparencën. Rreth 32 për qind e Kuvendeve Komunale nuk kanë mbajtur diskutime brenda afateve ligjore mbi shpenzimet tre-mujore. Kjo mungesë diskutimi ndikon në mbikëqyrjen dhe llogaridhënien financiare të komunave ndaj qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre në nivel lokal”.

“Rreth 30 për qind e kryetarëve nuk raportojnë para Kuvendeve Komunale. Kjo mungesë transparence dhe llogaridhënie pengon mbikëqyrjen efektive të ekzekutivit lokal nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur, si një nga parimet kryesore të demokracisë të paraparë me ligj. Rreth 40 për qind e komunave nuk publikojnë planin e punës të kryetarëve. Kjo mungesë informimi i lë qytetarët pa mundësinë për të parë dhe vlerësuar prioritetet dhe qëllimet e qeverisjes lokale. Rreth 50 për qind e komunave nuk kanë publikuar borxhin komunal. Kjo tregon për një mungesë transparence në menaxhimin e financave publike, duke e bërë të vështirë për qytetarët të kuptojnë gjendjen financiare të komunës së tyre”, u shpreh ajo.

Ajo ka thënë se rreth 32 për qind e komunave nuk kanë informata për koordinatorin për qasje në dokumente zyrtare dhe nuk kanë raporte të përgjigjeve në kërkesa zyrtare të publikuara. Kjo sipas saj e bën të vështirë për qytetarët të dinë ku të drejtohen për të kërkuar informacione.

Ndërsa 42 për qind e komunave nuk kanë publikuar listën e pronave të dhëna me qira. Kjo mungesë transparence mund të krijojë dyshime mbi procesin e dhënies me qira të pronave publike dhe të ndikojë në besimin e qytetarëve ndaj qeverisjes lokale.

“Rreth 50 për qind e komunave nuk kanë bërë konsolidimin e bashkësive lokale dhe nuk kanë informata publike rreth tyre. Kjo tregon për një mungesë angazhimi në ndërtimin e strukturave të qeverisjes lokale që janë të qarta dhe të parapara me ligj si mekanizma për rritjen e përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Rreth 35 për qind e komunave nuk kanë publikuar një listë me shërbimet që ofrojnë për qytetarët, dhe ato që kanë publikuar këtë listë, shumica janë të vështira për tu gjetur në webfaqe. Kjo mungesë informimi pengon qytetarët të marrin informata dhe shërbime të nevojshme në kohë dhe me lehtësi”.

“Një problem gjithëpërfshirës në nivel komunash është formatet e paqarta, organizimi i dobët, mos emërtimi adekuat i dokumenteve dhe mos hapja e të dhënave (open data) në webfaqe që bëjnë të vështirë qasjen në dokumente. Kjo problematikë pengon qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat për të gjetur dhe përdorur informacionet që u duhen”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit