1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

KDI kërkon rikthimin e votimit elektronik në Kuvend

- Advertisement -

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar që të rifunksionalizohet sistemi elektronik i votimit në Kuvendin e Kosovës, i cili sipas organizatës, po ndodh si rezultat i dështimit të procedurave tenderuese për t’a rifunksionalizuar votimin elektronik.

Përmes një njoftimi për medie, KDI ka vlerësuar se për më shumë se një vit në Kuvendin e Kosovës po aplikohet votimi me ngritje dore.

“Është bërë më shumë se një vit qëkur procesi i votimit në seancat e Kuvendi i Republikës së Kosovës – Skupština Republike Kosova i është rikthyer praktikës së votimit me ngritje të dorës, si rezultat i dështimit të procedurave tenderuese për t’a rifunksionalizuar votimin elektronik”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Sipas organizatës, mungesa e votimit elektronik po e cenon funksionimin transparent por edhe llogaridhënien e Kuvendit.

“Kështu, vullneti i përfaqësuesve të qytetarëve, i shprehur nëpërmjet votimit individual mbetet i panjohur për qytetarët, meqë Kuvendi nuk po e publikon informatën se si secili deputet ka votuar lidhur me pikat e rendit të ditës, ashtu siç parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Sipas Nenit 61, paragrafi 9 të Rregullores, “Publikimi i votimit me dorë bëhet publike brenda dy (2) ditë pune pas përfundimit të votimit në seancë plenare”, thuhet në njoftim.

Sipas KDI-së, në mënyrë që të rritet transparenca dhe llogaridhënia e Kuvendit dhe e deputetëve individualisht, KDI kërkon nga Kuvendi, që në një afat sa më të shpejtë të mundshëm t’a rikthejë votimin elektronik.

Në ndërkohë, Kuvendi përveç publikimit të votave kumulative, duhet të bëjë të qasshme për publikun rezultatet e votimit me dorë për secilin deputet individualisht në seancat e Kuvendit, thuhet në njoftimin KDI-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit