Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Kushtetueses në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
KDI i bëri thirrje kryesuesit , Avni Dehari, që sa më parë ta thërras vazhdimin e seancës.
Tutje, në reagim thuhet se aktgjykimi ka krijuar qartësi kushtetuese për rolin dhe përgjegjësitë që kanë palët në Kuvend.
“KDI i bën thirrje Kryesuesit të seancës konstituive, z. Avni Dehari, që të thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës konstituive dhe të përmbushë detyrimet që rrjedhin prej aktgjykimit, duke ftuar grupin më të madh parlamentar që të propozojë kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit, si dhe të procedojë me votimin e hapur. Kjo përbën një detyrim të qartë, që nuk lë vend për interpretime politike apo zvarritje të mëtutjeshme procedurale”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.
Ky instituti, vlerësoi se aktgjykimi i plotë i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën një zhvillim të rëndësishëm drejt rivendosjes së rendit kushtetues dhe institucional, në funksion të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Përmes këtij vendimi, KDI tha se gjykata ka sqaruar kufijtë kushtetues të seancës konstituive dhe ka konstatuar se veprimet e ndërmarra dhe seancat e mbajtura pas 26 qershorit ishin në kundërshtim me aktgjykimin e mëparshëm KO124/25.
“Po ashtu, është konstatuar se Kryesuesi i seancës, në ushtrimin e kompetencave të tij, ka tejkaluar mandatin kushtetues, duke ndryshuar rendin e ditës dhe shtyrë përpara veprime që bien ndesh me detyrimet e përcaktuara qartë nga Gjykata. Me këtë vendim, është rikthyer qartësia kushtetuese mbi rolin dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve në këtë fazë të ndjeshme politike”.
Gjithashtu, instituti Demokratik i Kosovës, iu bëri thirrje subjekteve parlamentare dhe të gjithë deputetëve që të veprojnë në përputhje me mandatin e tyre dhe me përgjegjësinë e tyre kushtetuese për të siguruar funksionalitetin e Kuvendit, si një institucion thelbësor i rendit demokratik në vend.
“Kuvendi duhet të rikthehet në funksion pa vonesa të mëtejme. Procesi i konstituimit nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike apo përpjekjeve për interpretim të situatës përtej konturave që tashmë janë qartësuar nga Gjykata