11.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

“K’cimi i Tropojës” në UNESCO, koncert festiv në skenën e Teatrit të Operës

- Advertisement -

Futja në UNESCO e “K’cimit të Tropojës” u festua me një koncert të veçantë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit duke sjellë më pranë publikut këtë traditë të ruajtur ndër breza.

Një krenari kombëtare që mbrohet nga UNESCO, kërcimi i Tropjës dhe ritmet e tij ‘pushtuan’ skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në një koncert festiv mbrëmjen e së premtes. “Me Ritmet e Tropojës” solli me tupan këngë e kërcime të kësaj zone, ndërsa një vend ‘nderi’ zuri sigurisht Kërcimi i Tropojës dhe pjesët më të bukura të tij.

“Sillen në këtë koncert gjërat më të bukura: nisma, lindja e kërcimit dhe si bëhet ky kërcim, për të vijuar më pas me të tjera momente plot ritëm e bukuri: kërcimi me guralecë i vajzave, me instrumente paramuzikorë dhe me krismat e veta onomatopike, vallet e folklorit, që dallohen në Tropoja nga krahina në krahinë, kemi sjellë kostumet e veçanta, secili me motivet e veta, dhe vallet koreografike festive nga grupi folklorik dhe Ansambli i shtetit”, – thotë koerografi Skënder Haklaj.

“Në një nga bisedat tona me Ministrinë e Kulturës erdhi në vëmendjen tonë mundësia për të ndihmuar në pasurinë e padukshme kulturore. Në atë kohë kemi filluar me Elvën dhe suksesi i parë ishte xhubleta. Më pas u vazhdua me sukses me transhumancën, sot me Kërcimin e Tropojës. Është në rrugë eposi i kreshnikëve, jemi duke punuar për Motin e madh dhe ajo që jemi duke punuar me Ministrinë e Kulturës është që të bëjmë gati një paketë të re të kësaj lloj trashëgimie për vendin, e cila është një garë në vetvete mes vendeve të Ballkanit. Nuk vuajmë nga kjo lloj trashëgimie, por duhet vetëm të gjejmë ato elemente thelbësorë dhe atë lloj pasioni, siç pamë këto këngë e valle deri tani.”, – u shpreh Martin Mata nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (ADF), në fjalën e tij përshëndetëse para fillimit të koncertit.

Të ngjashme

Të fundit