Klubi basketbollistik Trepça, me anë të një reagimi të ashpër ka bërë të ditur se është dëmtuar palestra “Minatori”.
Sipas tyre kjo ka ndodhur gjatë numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Në reagimin e KB Trepçës në “Facebook” fajësohen Komisioni Komunal i Zgjedhjeve dhe Këshilli i Qendrës së Votimit.
Aty thuhet se këta e kanë lënë palestrën në gjendje të mjerueshme, teksa thuhet se janë gjetur edhe “shpuza” të cigareve dhe janë bërë dëme të tjera, që kanë pamundësuar zhvillimin e stërvitjeve.
Kampionia në fuqi e Kosovës, ndër të tjera thotë se ka investuar mbi 100 mijë euro në këtë objekt.






