7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

KB Trepça e fiton për herë të tretë me radhë Kupën e Kosovës, e mposht në finale KB Prishtinën

- Advertisement -

KB Trepça ka shënuar fitore të madhe ndaj KB Prishtinës me rezultat 71:69, për ta fituar Kupën e Kosovës për herë të tretë me radhë, me Drilon Hajrizin që sërish ishte MVP me paraqitje të jashtëzakonshme.

Kupa e Kosovës u organizua në Gjakovë, më saktësisht në palestrën Shani Nushi, ku gjithçka shkoi në mënyrën si duhej, pa asnjë eskalim të situatës, siç jemi mësuar në vitet e fundit në basketbollin vendor.

KB Trepça eliminoi Istogun e Yllin për të arritur në finale, ndërsa Prishtina fitoi ndaj Prizrenit dhe Bashkimit.

Përballja mes Trepçës dhe Prishtinës jo më kot cilësohet si El Clasico në basketbollin vendor dhe kjo u vërtetua edhe sot, me paraqitje fantastike të të dy skuadrave.

Trepça e filloi më mirë takimin, ku e fituan çerekun e parë me rezultat 22:15 apo shtatë pikë epërsi.

Prishtina u kthye në lojë, duke u përmirësuar shumë në 10 minutat e dyta dhe për ta fituar këtë periodë me katër pikë epërsi, për të shkuar në pushim me rezultat 38:35 apo tre pikë epërsi për mitrovicasit.

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte shumë e nxehtë dhe shumë interesante. Prishtina e fitoi çerekun e tretë me rezultat 16:13, për të hyrë me rezultat të barabartë në 10 minutat e fundit.

Trepça arriti të shkëputej me tetë pikë epërsi në çerekun e fundit, por Prishtina u kthye në minutat e fundit për ta bërë përballjen më interesante.

Në fund Trepça në këtë çerek fitoi me dy pikë epërsi ashtu si edhe në rezultatin përfundimtar 71:69.

Kështu me këtë fitore, KB Trepça e fiton Kupën e Kosovës për herë të tretë me radhë dhe për herë të shtatë në histori.

Drilon Hajrizi i cili ishte MVP në dy herat e fundit, edhe në kësaj radhe ishte më i dalluari, duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme dhe me meritë u shpall MVP i turneut.

Ai shënoi 19 pikë dhe shtoi pesë rebounds e pesë asistime. Darnell Edge me 13 pikë dhe Tshimanga me 11 të tjera, ndihmuan në këtë triumf të Trepçës.

Te Prishtina më i dalluari ishte Diamond Stone, që debutoi sot. Ish-lojtari i Clippers nga NBA shënoi 21 pikë por që minutat e fundit nuk u paraqit pasi u përjashtua nga loja me pesë personale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit