5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

KB Prishtina: FBK në koordinim me Trepçën e caktuan terminin e ndeshjes, është në kundërshtim me rregulloren

- Advertisement -

KB Sigal Prishtina pretendon se parregullsitë, kurdisjet, ryshfeti dhe presionet nuk po kanë të ndalur.

Klubi kryeqytetas ka akuzuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) se në koordinim me KB Trepçën e kanë caktuar terminin për ndeshjen e pestë gjysmëfinale, që sipas tyre është në kundërshtim me rregulloren, shkruan Gazeta Express.

FBK njoftoi këtë të martë se ndeshja e pestë dhe përcaktuese për skuadrën e dytë finaliste, mes Prishtinës dhe Trepçës, do të zhvillohet të dielën.

Vendimi u mor nga Komisioni i Garave, pasi ata vlerësuan se nuk pati gatishmëri mes klubeve për të caktuar terminin e ri, pasi ndeshja të enjten nuk mund të zhvillohet shkaku që Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan ndaj Malit të Zi.

Klubi i Prishtinës ka bërë të ditur se terminin për ditën e diel e ka kundërshtuar, pasi pretendojnë se ata bazuar në rregullore, me të drejtë kanë kërkuar që ndeshja të zhvillohet të mërkurën, ose të premten.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës (pa ndërhyrje):

“Të dashur Plisa, tifozë e qytetarë të Prishtinës,

Parregullsitë, kurdisjet, ryshfeti e presionet nuk kanë të ndalur dhe si vazhdimsi e kësaj klike keqbërësish, ju njoftojmë se FBK në koordinim të plotë me KB Trepca e në kundërshtim flagrant me rregulloret e vetë Federatës kanë lajmëruar arbitrarisht për termin të ndeshjes së pestë në kundërshtim me Propozicionet e Garave.

Për shkak të pamundësisë së zhvillimit të ndeshjes të Enjten në mungesë të orarit në palestër si rezultat i ndeshjes ndërkombëtare të hendbollit mes Kosovës dhe Malit të Zi, kemi kërkuar që ndeshja të zhvillohet ose të Mërkurën ose të Premten pra 24 orë më herët ose më vonë, dhe është hera e parë në histori të basketbollit të Kosovës që një ekip të kundërshtojë një kërkesë të tillë legjitime me arsye objektive, dhe në dijeni të FBK-së.

Caktimi i ndeshjes për ditën e diel nga FBK është kundërshtuar nga ne pasi që është në kundërshtim me të gjitha nenet e Propozicioneve të Garave që rregullojnë çështjen e orarit dhe organizimit të ndeshjes.

Më poshtë gjeni edhe përgjigjen dhe kërkesën e klubit tonë që Federata të punojë konform rregullores të miratuar nga organet e saj vendimmarrëse.

Kështu që sa i përket Prishtinës dhe Plisave, kudo e kurdo caktojeni, ne jemi të gatshëm”.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit