Mbishkrimi e ngjyra e përdorur e cila dallohet nga rruga, tërheqin vëmendjen e çdo personi që kalon në këtë pjesë.
Të lira e pa pengesën e askujt, këto kazino në Karaçevë vazhdojnë punën në gjendje të rregullt pavarësisht që në Kosovë kjo veprimtare është e dënueshme me ligj.
Të pasigurt për të folur para kamerës shkaku se jetojnë afër lojërave të fatit, banorët e Karaçevës së Poshtme thonë se problemet në këtë pjesë nuk mungojnë dhe se jeta është bërë e padurueshme.
Për shqetësimet që bashkëfshatarëve, kanë dëgjuar edhe banorët e Karaçevës së Epërme.
“S’ka pas nevoj, ka shumë probleme aty, ka shumë raste, maltretime, janë të shqetësum edhe fshatrat më poshtë”, ka thënë një qytetar.
Për rikthimin e kësaj veprimtarie, televizioni Dukagjini kishte raportuar në shtator të vitit 2022, që nga ajo periudhë jo vetëm që kazinot nuk janë larguar por veprimtaria e tyre është zgjeruar.
Duke parë se institucionet ligjzbatuese nuk po ndërmarrin asnjë hap, banorët e kësaj zone adresën e vetme për ankim e kanë gjetur komunën e Kamenicës.
Zyrtarët e së cilës , thonë se zgjidhja nuk është në dorën e tyre
“Ka pas shqetësime nga qytetarët, qoftë direkt në zyrën e kryetarit, apo edhe poshtë në qendrën për qytetar, sa i përket pjesës e kazinove, por kazinot janë në territorin e Bujanovcit, që s’është në territorin tonë”, ka thënë Lidiona Marovca-Zëdhense e Komunës së Kamenicës
Ndëkrohë zgjidhja nuk shihet vetëm në Prishitnë por në një shtet krejt tjetër ku kryesisht flitet për negociata.
“Po shpresoj që në takimet në Bruksel, do të diskutohet çështja e demarkimit mes Kosovës dhe Serbisë, do t’i jepte orientim hapësirave që janë pa mbikëqyrje”, ka thënë Drizan Shala, njohës i sigurisë në vend.
Për zgjerimin e kësaj veprimtarie ilegale, gjatë ditës përgjigje nuk kanë dhënë nga Policia e Kosovës të cilën përgjegjëse e ka bërë edhe Ministria e Punëve të Brendshme
Intervenimi I vetëm I Policisë së Kosovës në këtë pjesë për rrëzimin e këtyre veprimtarive ishte në shtatorë të vitit 2020, derisa për veprimtarit e ngritura pas këtij aksioni, institucionet vendor janë arsyetuar se nuk mund të intervenojnë shkaku se objektet e tyre janë në zonën neutral që menaxhohet nga KFOR-i.