6.4 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Katy Perry tregon gabimin më të madh në jetë

- Advertisement -

Katy Perry zbuloi se për çfarë i vinte më shumë keq në jetë dhe ka të bëjë me faktin që humbi një mundësi për të bashkëpunuar me Billie Eilish.

Ylli i “California Gurls” tha se kishte mundësinë të bashkëpunonte me Eilish në këngën e saj hit “Ocean Eyes” – por nuk pranoi pasi mendoi se kënga ishte “e mërzitshme”.

Në një video TikTok të postuar nga 102.7 KIIS FM, 38-vjeçarja tha një grupi fansash për bashkëpunimin që mund të kishte ndodhur.

Perry u shpreh se ajo mori një email nga dikush që thoshte: “Hej, shikoje këtë artiste të re. Do të doja shumë që ne të punonim me të sepse ajo po punonte me mua për Unsub [Records].”

Në atë kohë, Eilish nuk ishte një emër i njohur. “Ishte një këngë me titull ‘Ocean Eyes’ dhe ishte thjesht një vajzë bjonde,” zbuloi Perry. Dhe unë thashë, ‘Meh, e mërzitshme’.”

Katy më pas pranoi se ishte një “gabim i madh, gabim i madh” që hoqi dorë nga oferta. “Ocean Eyes” u bë një nga këngët më të njohura të Eilish dhe e shndërroi atë në një yll botëror.

Megjithatë, mes tyre marrëdhënia është e mirë, siç u tregua në dokumentarin e Billie-t të vitit 2021, “Billie Eilish: The world’s A Little Blurry.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit