24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Katy Perry shet të drejtat për katalogun e saj muzikor për 225 milionë dollarë

- Advertisement -

Këngëtarja Katy Perry ka shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor në një marrëveshje që thuhet se kap vlerën e 225 milionë dollarëve.

Firma investuese Carlyle Group njoftoi të hënën se të drejtat për këngët dhe albumet e këngëtares 38-vjeçare ishin blerë nga Litmus Music.

Shitja mbulon të pesë albumet e Perry të publikuara për Capitol Records, nga “One of the Boy”s e 2008-ës deri tek Smile e 2020-ës.

Kjo përfshin hitet si: Firework, Teenage Dream, Hot ‘n’ Cold, California Gurls dhe I Kissed A Girl, raporton BBC.

Kjo llogaritet të jetë marrëveshja më e madhe e katalogut për një artist të vetëm këtë vit, pasi që Justin Bieber ishte bartësi i mëparshëm i titullit.

“Litmus” tani zotëron aksionet e Perryt në regjistrimet kryesore dhe botimet për disqet, që do të thotë se do të mbledhë çdo honorar në të ardhmen që fiton muzika.

Dy nga këngët e saj “Dark Horse” dhe “Roar” kanë më shumë se një miliard transmetime në Spotify, ndërkaq “Roar” është gjithashtu një nga videot më të shikuara të të gjitha kohërave në YouTube me 3.8 miliardë.

Yll i madh në vitet 2010, ka ngadalësuar shkallën e saj të punës në vitet e fundit, duke u përqëndruar në rezidencën e saj në Las Vegas dhe duke rritur një familje me partnerin e saj, aktorin Orlando Bloom.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit