Katy Perry ka fluturuar në hapësirë së bashku me pesë gra të tjera në ekuipazhin e parë të hapësirës vetëm femra në më shumë se gjashtëdhjetë vjet.
Këngëtarja e hitit “Firework” u ngrit nga Teksasi Perëndimor me një raketë Blue Origin.
Së bashku me Perry-n fluturuan autorja Lauren Sanchez, e fejuara e pronarit të Blue Origin dhe themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, gazetarja dhe prezantuesja televizive Gayle King, aktivistja për të drejtat civile Amanda Nguyen, ish-shkencëtarja e raketave Aisha Bowe dhe regjisorja Kerianne Flynn.
Pasi zbriti në tokë ajo puthi tokën, ndërsa e konfirmoi se do të shkruajë një këngë për përvojën.