15.3 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Katy Perry dhe Justin Trudeau nuk i ndahen njëri-tjetrit pas lidhjes surprizë

- Advertisement -
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau po shijojnë një romancë të re që po bën bujë në showbiz dhe politikë.

Sipas The Sun, çifti është në kontakt të vazhdueshëm dhe komunikon çdo ditë përmes FaceTime dhe mesazheve, pavarësisht agjendave të ngjeshura.

Lidhja e tyre u bë publike pas publikimit të disa fotografive ekskluzive ku Perry dhe Trudeau shihen duke u puthur në jahtin e këngëtares në brigjet e Santa Barbarës, shkruan DailyMail.

Burime të afërta me çiftin zbulojnë se romanca ka nisur në fillim të verës dhe se ata janë përpjekur ta mbajnë lidhjen e fshehtë deri tani.

“Ata nuk kanë kaluar shumë kohë bashkë për shkak të turneut të Katy-t, por flasin çdo ditë.

Justin është i mahnitur nga ajo, ndërsa ajo ndihet e vlerësuar nga një burrë i tillë me ndikim dhe karizëm”, tha një burim për median britanike.

Perry, e cila së fundmi u nda nga aktori Orlando Bloom pas gati një dekade bashkë, duket se ka gjetur përsëri dashurinë.

Nga ana tjetër, Trudeau është beqar që nga viti 2023, pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Sophie Grégoire pas 18 vitesh martesë.

Ndërkohë, këngëtarja 40-vjeçare ndodhet në Evropë për pjesën e dytë të turneut të saj botëror “Lifetimes”, ndërsa fansat mezi presin të shohin nëse Justin Trudeau do t’i bashkohet asaj në ndonjë nga koncertet e ardhshme.

Të ngjashme

Të fundit