Katie Price tregoi rezultatet e operacionit së saj të 13-të të gjoksit, teksa përpiqej të mbante asetet e saj të reja të përmirësuara në bikini, në një plazh në Tajlandë.
Ish-modelja magjepsëse, 43-vjeçare, dukej sikur po kalonte një kohë të mirë në udhëtimin e saj me të fejuarin Carl Woods.
Katie hodhi në pah bustin e saj të bollshëm me bikini bardh e zi teksa rrezitej në diell, duke treguar tatuazhet e saj të shumta në trup.
Thuhet se ajo bëri operacionin e saj të fundit të gjoksit dhe liposuksionin e plotë të trupit me heqjen e yndyrës së dhjamit në dhjetor, para se të kthehej fshehurazi në Belgjikë në janar për një ngritje të syve dhe vetullave.
Sipas The Mirror, familja e Katie është ‘e tmerruar’ me procedurën e saj të fundit dhe thuhet se janë të zhgënjyer që kirurgët pranuan ta kryejnë atë.
Nëna e pesë fëmijëve bëri operacionin e saj të parë estetik në moshën 18-vjeçare, shkruan DailyMail.
Duke folur më parë për operacionet e saj, Katie tha: “Nëse jam e sinqertë me ju, nëse nuk ka dhimbje, nuk ka asnjë përfitim. Çmimi i bukurisë është ndonjëherë që ju duhet të kaloni dhimbje”.
“A është e dhimbshme? Operacioni i parë që bëra ishte i pakëndshëm. Këta gjinjtë kanë qenë në Amerikë, Angli, Belgjikë dhe tani këto janë gjinjtë e Turqisë. Sapo i kam reduktuar”, shtoi ajo.





