![Katërvjetori i Thaçit në Hagë, Tahiri: Për të dhe shokët e tij, dielli do të lindë përsëri Katërvjetori i Thaçit në Hagë, Tahiri: Për të dhe shokët e tij, dielli do të lindë përsëri](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/11/FB_IMG_1730745540758.jpg)
Në katërvjetorin e shkuarjes në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se ai po gjyhohet për t’ia hequr një perde të padrejtë lirisë dhe UÇK-së.
Tahiri tha se tri dekadat më të mira të jetës, Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Nesër bëhen 4 vite prej kur ai u desh të nisej edhe në një rrugë tjetër, asaj radhe për në Hagë, për t’ia hequr një perde të padrejtë lirisë dhe UÇK-së. Sado që na irriton padrejtësia, kjo rrugë e Presidentit Thaçi, nuk do të jetë kurrë në një drejtim.”, ka shkruar Tahiri.
Ai tha se ‘për të dhe shokët e tij, dielli do të lindë përsëri’.