12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Katërvjetori i Thaçit në Hagë, Tahiri: Për të dhe shokët e tij, dielli do të lindë përsëri

- Advertisement -

Në katërvjetorin e shkuarjes në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se ai po gjyhohet për t’ia hequr një perde të padrejtë lirisë dhe UÇK-së.

Tahiri tha se tri dekadat më të mira të jetës, Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nesër bëhen 4 vite prej kur ai u desh të nisej edhe në një rrugë tjetër, asaj radhe për në Hagë, për t’ia hequr një perde të padrejtë lirisë dhe UÇK-së. Sado që na irriton padrejtësia, kjo rrugë e Presidentit Thaçi, nuk do të jetë kurrë në një drejtim.”, ka shkruar Tahiri.

Ai tha se ‘për të dhe shokët e tij, dielli do të lindë përsëri’.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit