28.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Katër urdhërarreste aktive ndaj Milan Radoiçiqit, ai ende i lirë

- Advertisement -
Vendimi i qeverisë së Kosovës, për të larguar targat ilegale që përdoreshin kryesisht në veri të Kosovës, e arrestimi i ish-policit Dejan Pantiq, kishin bllokuar për disa ditë rrugët në këtë pjesë në 2022.

E pikërisht për vendosjen e këtyre kamionëve në rrugë, institucionet e drejtësisë në Kosovë, janë duke e kërkuar Milan Radoçiqin.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, që ndaj Radoiçiqit, të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar, lidhur me rastin hetimor për vendosjen e barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022, ku të kërkuar janë edhe 10 të dyshuar të tjerë.

Por, ky nuk është urdhërarresti i vetëm aktiv ndaj Radoiçiqit.  Prokuroria Speciale e Kosovës, ka treguar për rastet në të cilat është i përfshirë Radoiçiq.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka lëshuar letër-rreshtim dhe urdhërarrest vendor dhe ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq, në këto raste: Rastin “Banjska”, Rastin “Oliver Ivanoviq”, Rastin për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në Gjakovë, Rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore të Kosovës në vitin 2022. Kërkesat për Urdhërarrest dhe – letër-rreshtime janë lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë ndërmarrë, dhe janë duke u ndërmarrë nga Prokuroria”.

Ndërkohë që Serbia asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me Kosovën në aspektin e drejtësisë, ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se Bashkimi Evropian duhet të ndërmarr veprime ndëshkuese ndaj Serbisë.

“A do të ketë mundësi që ai të sjellet unë pak besoj se ai do sillet tek institucionet e Kosovës, për faktin se edhe BE-ja edhe faktori ndërkombëtare ka mbetur në suaza të deklarimeve, deklarata formale por nuk kam vërejtur që kanë zhvilluar një presion real dhe të sinqertë në raport me shtetin serb, që ai të dorëzohet në Republikën e Kosovës, sepse adresa atij dihet..”, ka thënë Hasani.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Bashkimin Evropian, nëse urdhërarresti i ri do të ndikojë në rritjen e presionit ndaj Serbisë, për të dorëzuar Radoiçiqin në Kosovë por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Për rastin e Banjskës, Gjykata së fundmi ka lëshuar letër-rreshtime ndërkombëtare për sigurimin e prezencës së Radoiçiqit dhe 42 të pandehurve tjerë, meqë ndaj tyre nuk mund të nisë gjykimi në mungesë. /TV Dukagjini/

Të ngjashme

Të fundit