Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar të mërkurën mbrëma në një bar në zonën Trabuco Canyon të Kalifornisë.
Gjashtë persona u transportuan në spitalet e zonës, me pesë persona që raportuan plagë me armë zjarri. Autori i dyshuar me armë është gjithashtu i vdekur, tha policia.
Ngjarja ka ndodhur në barin Cook’s Corner, i cili njihet për çiklizëm dhe ndodhet në rrugën Santiago Canyon, sipas sherifit të Orange County ,shkruan ABCNews.go.com.