Në aksident humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 33 të tjerë.
Katër persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë lënduar pasi një autobus udhëtarësh u përplas me shpatin e malit në një lagje në Sivasit.
Siç raporton mediumi turk të lënduarit u transportuan në spitalet e qytetit me helikopterë ambulancash dhe ambulanca tokësore.
Autobusi i pasagjerëve që udhëtonte nga Ağrı për në Izmir u rrëzua në shpatin e malit në zonën Kuzköy të autostradës Sivas-Erzincan.