-11.6 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova

- Advertisement -

Pas një hetimi dy-mujor Policia në Shqipëri në bashkëpunim me Prokurorinë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”, duke goditur një grup kriminal që trafikon armë zjarri nga Kosova në Tiranë.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona.

Hetimet zbuluan se të dyshuarot siguruan armë zjarri kryesisht nga Kosova, të cilat më pas i dërgonin në Tiranë, i modifikonin dhe i magazinonin në Selitë. Gjatë kontrollit në ambientet e përshtatura janë sekuestruar:  8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, tri radio si ato të policisë, një 1 jelek multifunksional, nëntë telefona mobil.

“Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. Operacioni ‘Lockdown’ tregon angazhimin e strukturave të sigurisë në parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit në vend, duke garantuar sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të ngjashme

Të fundit