-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Katër sportistë kosovarë synojnë të jenë të suksesshëm sot në Lojërat Mesdhetare

- Advertisement -

Kosova do ta vazhdojë edhe sot, në ditën e tretë, eksperiencën në Lojërat Mesdhetare.

Katër sportistë kosovarë do të synojnë suksese në “Oran 2022”.

I pari që do të garojë sot është Rinor Gllareva në badminton.

Më pas do të jetë radha e pingpongut, ku do të sfidohen garuesit Fatih Karabaxhak dhe Kreshnik Mahmuti.

Kurse, eksperiencën e Kosovës sot në Lojërat Mesdhetare do ta mbyllë tenistja Vesa Gjinaj.

Kosova synon të fitojë medalje në këtë garë prestigjioze, e cila po mbahet në Algjeri.

Garuesit kosovar janë pritur si heronj në këtë vend. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit