3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Katër raste të dhunës në familje u evidentuan dje

- Advertisement -

Katër raste të dhunës në familje janë evidentuar dje në Policinë e Kosovës.

Dy nga to janë në Malishevë, njëra në Prishtinë e tjetra në Pejë.

Një person u arrestua në Malishevë mbrëmë, pasi po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

“Pas matjes me alkool-testi, i njëjti rezulton  se është nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, tha policia, përcjell Klankosova.tv.

Për dhunë në familje në Malishevë u raportua dje edhe një burrë, por ai nuk thuhet se u arrestua. Për të në policia u ankua gruaja e tij, e cila tha se ai e ka rrahur.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, tha policia.

E në Pejë një burrë u arrestua dje nën dyshimin se ka rrahur ish-gruan e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Edhe një grua në Prishtinë po dyshohet se ishte viktimë e dhunës dje. Ajo në polici tha se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit