0.5 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

- Advertisement -

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës.

Sipas policis, dy raste janë raportuar në Prishtinë dhe dy në Fushë-Kosovë.

Këto janë rastet:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 12.01.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 12.01.2025-11:00. Dyshohet se pas një mos marrëveshje viktima femër/kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 12.01.2025,-12:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër/kosovare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 12.01.2025-07:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit