4 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

Katër pyetje për Hekuran Muratin nga Flaka Surroi

- Advertisement -

Publicistja Flaka Surroi ka kritikuar ministrin në detyrë të Financave, duke ngritur disa pyetje mbi gjendjen ekonomike në vend.

Ajo në postim në Facebook ka kërkuar nga Murati të sqarojë se për sa qytetarë “kursimtarë” po flitet, pse bankat – sipas saj – që nga gjysma e vitit 2025 nuk po u japin kredi bizneseve, si dhe të tregojë se sa ka rënë vlera reale e 100 eurove brenda pesë viteve të fundit.

“Bravo kursimtarë! 1. Pse s’dilni ministër të na tregoni se për sa qytetarë kursimtarë bëhet fjalë?
2. Pse nuk na tregoni se pse nga gjysma e vitit 2025, bankat nuk u japin kredi bizneseve?
3. Pse nuk na tregoni se çfarë vlere kanë pasur 100€ para pesë vjetësh dhe sa vlejnë tash në kuptimin e shportës ushqimore?
4. Pse ministër nuk kaloni me punë në Gjykatën Kushtetuese?
Kishim shpëtuar që të gjithë – ishte gjetur dikush që e kupton se çka, përnjëmend, është zhvillimi ekonomik. E ndoshta kishte bërë pak më tepër sesa të shpërndajë para, sidomos para zgjedhjeve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, Murati ka thënë se familjet kosovare kanë kursyer dhe depozituar 2.12 miliardë euro më shumë, apo 82.5% rritje gjatë qeverisjes Kurti.

Të ngjashme

Të fundit