10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Katër policë lëndohen gjatë intervenimit në një rast të mosmarrëveshjes pas një aksidenti në Prishtinë

- Advertisement -

Policia ka njoftuar se katër zyrtarë policorë janë lënduar dje në Prishtinë gjatë një intervenimi në një rast aksidenti në trafik.

Zyrtarët policorë janë lënduar gjatë futjes së situatës nën kontroll, ku kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, personat që ishin të involvuar në aksident trafiku kishin pasur mosmarrëveshje mes tyre ku është nevojitur edhe intervenimi i zyrtarëve policorë.

Policët e lënduar kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa shtatë të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit