26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Katër persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

- Advertisement -

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Prishtinë –Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatë për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

Të ngjashme

Të fundit