-4.5 C
New York
Monday, January 19, 2026

Buy now

Katër persona të arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ryshfet

- Advertisement -

 Prokuroria  Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, me urdhër të Gjykatës kompetente dhe në bazë të kërkesës me shkrim të Prokurorit të Shtetit, sot është zbatuar një urdhër-kontroll në kuadër të një hetimi penal.

Deri më tani, janë arrestuar dy persona zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për vepren penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosoves, të cilët dyshohen se kanë lëshuar çertifikata për pajisje me leje armësh për qytetarë, pa iu nënshtruar procedurave të nevojshme ligjore.  Poashtu, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për veprën penale ‘’Pranimi i ryshfetit në sektorin privat’’, sipas  nenit 309 të KPRK-së.

Gjatë ezekutimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar disa dokumente  të nevojshme,  të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve lidhur me këtë çështje penale.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës të sigurisë ndaj të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kryerjes se veprave penale dhe në sundimin e ligjit.

 

Të ngjashme

Të fundit