Katër persona shpallen në kërkim për fajde dhe vepra të tjera penale

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër persona të dyshuar, me autorizim të Prokuroria Themelore në Prizren, lidhur me disa vepra penale.

Sipas njoftimit, të dyshuarit kërkohen për fajde, privim të kundërligjshëm të lirisë dhe detyrim, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se çdo informacion për personat në kërkim do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet përmes emailit apo numrave zyrtarë të kontaktit.

Të ngjashme

Të fundit