19.6 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Katër muaj pas zgjedhjeve VV pa gjënë kryesore në demokraci, shumicën parlamentare

- Advertisement -

Katër muaj, njëqind e njëzet ditë që nga zgjedhjet – Vetëvendosja s’e ka gjënë themelore në republikë parlamentare: shumicën.

Pa shumicë, pa numra, janë bërë 28 seanca në dy muaj që Vetëvendosja noton mbi ngërçin e vet duke e mbajtur Albulena Haxhiun ‘siguresë’ të mos-shkuarjes tutje: përkatësisht, mosrrjedhjen e afateve kushtetuese për qeveri.

I kemi votat për qeveri në një kuvend që nuk kemi – është kundërthënia më e padëgjuar në historinë politike të vendit.

“Le të na testojnë”, shkon fjalia e Vetëvendosjes e cila s’e kalon – dhe s’e ndërron – Albulena Haxhiun, si emër të vet të gdhendur në gur për kryeparlamnetare.

Herën e fundit ra në 50 vota.

Me t’u certifikuar rezultatet nga KQZ-ja, Vetëvendosja me siguri të dy plus dy bëjnë katër, shprehej se e bënë qeverinë “pa opozitën”.

Kontaktimi i deputetëve, tentimi për të trampolinizuar votën nga deputetë individualë të partive tjera politike, nuk i ka dhënë sukses VV-së qe dy muaj.

Implicit Vetëvendosja ka lënë të kuptojë se puna e bllokadës në kuvend është veçse blerje kohe, do të thotë zvarritje, deri në krijimin e një momentu të favorshëm për zgjedhje të reja.

Albulena Haxhiu e tha ditë më parë atë që dihej: se VV kërkon që zgjedhjet nacionale të jenë të njëkohshme me ato lokale në tetor.

Kjo si një tentim të fitimit në sa më shumë komuna me një frymë: atë të Albin Kurtit. Megjithat, skenar i tillë vështir se shihet i arritshëm pa konsensus të partive politike.

Zgjedhjet e reja tashmë kanë hyrë në fjalorin e gjithsecilit, të cilët e shohin si të vetmen mundësi rrugëdaljeje, krahas edhe një përgigje të shpejt nga Gjykata Kushtetuese për ndërrimin e formatit të votimit: prej të hapur në të fshehtë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmnai, ftoi takim të përbashkët më 15 maj por s’u nuk u prodhua zgjidhje: për më tepër, nga ai takim u zbulua të jetë shprehur se “nuk ka urgjencë” nga Albin Kurti për institucione të reja.

Mes tjeras, ai del të ketë thënë se urgjenca është “mediatike, jo e popullit”.

Gjatë tërë kësaj kohe, deputeti Albin Kurti vazhdon në mënyrë të kundërligjshme dhe kundërkushtetues të ushtrojë edhe postin e kryeministrit në detyrë.

Kjo gjë specifikisht ndalohet edhe në Ligjin për Qeverinë që e ka shkruar vetë Vendosja si dhe në Kushtetutën e Kosovës pamundësia e ushtrimit të dy pushteteve: atë legjislativ dhe ekzekutiv.

Nesër, e hënë shënohet e njëzet e teta seancë me radhë konstitutive, dy-tre minutëshe për t’u mbyllur sërish, pasi Vetëvendosja nuk e ka gjënë elementare, shumicën parlamentare.

Ligjërisht dhe kushtetuetshmërisht nuk është e përcaktuar se sa mund të zgjasë kjo bllokadë deri në zgjedhjen e organeve të kuvendit.

Vetëvendosjes i janë ofruar nga AAK dhe PDK emra të pranueshëm për kryetar të kuvendit, por se janë shprehur kategorik se nuk e ndërrojnë Haxhiun. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit