Pas katër muajve hetime intensive, mëngjesin e së mërkurës antidroga ka arrestuar dy persona të dyshuar për blerje dhe posedim të substancave narkotike në rajonin e Pejës.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 18 907 euro kesh, 1.7 gram narkotike e llojit Kokainë, 43 shisha qelqi për raki, një telefon, një pistoletë, 63 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje për pastrimin e armës.
“Pejë / 13.07.2023 – 06:30. Pas hetimeve të zhvilluara, në lidhje me rastin është raportuar se me 08.11.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në shtëpitë tyre si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 18 907 € kesh para, 1.7 gram narkotike e llojit Kokainë, 43 shisha qelqi Raki, një telefon, një pistoletë, 63 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe paisje për pastrimin e armës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.