Milani thuhet se ka arritur një marrëveshje me mesfushorin shqiptar të Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, për një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.
Sipas Calciomercato.com, transmeton Klankosova.tv, mesfushori me përvojë ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon plus shtesa.
Rossonerët tani duhet të negociojnë me Bayer Leverkusen.
Xhaka shënoi dy gola dhe dha shtatë asiste në 34 paraqitje në Bundesligë nën drejtimin e Xabi Alonsos në sezonin 2024-25.