1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Katër laboratorë të zbuluar në 2022: Policia realizoi 185 operacione në konfiskim të kokainës e heroinës

- Advertisement -

Shumë të rinj të Kosovës janë na varësi të drogave. Deri tek këto droga, të njëjtit kanë arritur duke u furnizuar nga individë apo grupe të ndryshme kriminale të cilët merren me shitjen dhe shpërndarjen e këtyre narkotikëve.

Situatë aspak e lehtë gjatë këtij viti ka qenë për Policinë e Kosovës në kuadër të luftimit të kësaj dukurie, saktësisht në uljen e numrit të drogave të cilat gjenden në Kosovë

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë e shumta në vazhdimësi kanë punuar dhe vazhdojnë të angazhohen në parandalimin dhe luftimin e veprave penale të të gjitha llojeve.

“Në aspektin e parandalimit të dukurisë së abuzimit me substanca narkotike, angazhime intensive janë në proces nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës dhe gjatë këtij viti dhe viteve që po lëmë janë realizuar operacione të suksesshme në parandalimin dhe luftimin trafikimit me narkotik dhe abuzimit me Droga në përgjithësi”,u tha nga Policia e Kosovës.

Edhe në vitin 2022, apo gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, gjatë operacioneve policore janë identifikuar dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike.

Po ashtu nga Policia është arritur që të zbulohen edhe laboratorë dhe pajisje të ndryshme, e nga ku janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar dhe janë shpartalluar grupe kriminale.

“Policia në bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me autoritetet brenda dhe jashtë shtetit në vazhdimësi po punon për parandalimin e rasteve me substanca narkotike, megjithatë në aspektin ligjor po ndermerren dhe do të ndermerren masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që janë të involvuar në trafikim me substanca narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë”.

Në përgjigjen e dhënë për lajmi.net u theksua se vetëm gjatë pjesës së parë të vitit 2022, Policia e Kosovës ka zbuluar katër laboratorë të kultivimit të bimës kanabis sativë, një në Prizren, dy në Mitrovicën e veriut dhe një në Gjilan.

Në periudhën janar-nëntor 2022, janë realizuar gjithsej 185 operacione dhe 390 bastisje ndaj grupeve dhe individëve për substanca narkotike.

Nga Policia e Kosovës janë konfiskuar sasi të shumta të lëndëve narkotike:

Saktësisht nga janari deri me datën tetë të muajit nëntor 2022 gjithsej janë konfiskuar sasitë si:

Narkotikë të llojit Heroinë: 245 mijë e 446,67 gramë.

Ndërsa në kuadër të llojit Marihuanë, Policia ka konfiskuar: 634179.19 gramë.

Policia e Kosovës përgjatë vitit 2022 ka konfiskuar edhe drogë të llojit Kokainë, 3965,1 gramë.

Zyrtarët policorë të Kosovës po ashtu kanë konfiskuar edhe bimë kanabisi, saktësisht 24 mijë e 502 të tilla.

Ndërsa fara kanabisi janë konfiskuar: 226.92 gramë, Ekstazi: 261.52 gramë, Pre kursorë ( përzierës) : 412 gramë.

Policia e Kosovës gjithashtu konfiskoi edhe droga të tjera, saktësisht 822 gramë.

Një aksion i gjerë policor është realizuar më 21 dhjetor 2022 në rajonin e Prizrenit.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë 19 kilogramë narkotikë të llojit Marihuanë.

Operacione të tilla policore janë realizuar në numër mjaftë të lartë në vitin 2022, kurse nga Policia e Kosovës vazhdimisht kanë deklaruar se kanë një përkushtim të veçantë që ekipet policore të arrijnë drejt konfiskimit të narkotikëve dhe që të ulet numri i përdoruesve të narkotikëve në vend.

Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është në trend të rritjes, ndërsa konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët.

Në bazë të të dhënave të fundit, janë 5 deri në 6 mijë përdorues të varur drogash në Kosovë, të cilët kanë probleme me sjelljen dhe rrethin, ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve kalon mbi 30 mijë.

Mosha mesatare e personave kur nisin të përdorin narkotikë, është rreth 16 vjeç, kurse llojet e drogave që konsumohen, variojnë nga marihuana deri te kokaina.

Nga Qendra Rehabilituese “Labirinti” kanë theksuar se në qendrën e tyre, aktualisht janë të regjistruar 2,672 persona.

Ata theksojnë se jo të gjithë personat që kërkojnë trajtim aty, pranojnë të regjistrohen./Lajmi.net

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit