Pjesë e grupit të të arrestuarve në Shqipëri janë edhe katër shtetas të Kosovës. Ata ishin duke pirë kafe në një lokal afër selisë së PD-së gjatë kohës që mbahej protesta, përcjell Insajderi.
Të katërtit janë duke u mbajtur në burg. Janë nga Gjakova.
Miqtë e tyre kanë publikuar emrat e tyre në Facebook dhe kanë kërkuar ndihmen e autoriteteve kosovare për lirimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
4 shtetas kosovarë, nga Gjakova, janë të arrestuar në Tiranë, për pjesëmarrje në protestën e sotme. Ata pretendojnë se janë marrë me dhunë nga një bar-kafe dhe nuk kanë avokat që t’i mbrojë. Ata rrezikojnë të mbeten në qeli deri të hënën, kur do të dalin para gjykatës.
Mesazhi i regjistruar në sekretarinë telefonike të Ambasadës së Republikës së Kosovës thotë se zyrat janë të hapura nga e hëna, deri të premten, nga ora 9 deri në ora 17.
Kush të mundet të njoftojë mediat dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Qytetarët quhen:
- Arben Dervishaj (dy vetë me këtë emër e mbiemër)
- Valdrin Dervishaj
- Qëndrim Dervishaj
Ju lutem shpërndajeni!
Këto shoqërime janë TË PALIGJSHME!
Në bazë të Nenit 109 “Shoqërimi në polici”, të Ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i policisë bën shoqërimin e personave në ambientet e Policisë ose institucionin urdhërdhënës në kushtet dhe rastet e mëposhtme:
a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose ndonjë detyrimi të përcaktuar me ligj;
c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vepër penale;
ç) për të parandaluar kryerjen e një vepre penale;
d) kur është larguar pas kryerjes së një vepre penale;
dh) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale;
e) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent;
ë) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
f) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose ekstradimit.
Sipas Ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet”, pjesëmarrja në tubime nuk përbën vepër penale, edhe kur tubimet janë të ndaluara ose policia ka kërkuar shpërndarjen e tubimit. Vlen të theksohet se tubimi i sotëm ka qenë me leje dhe policia NUK ka bërë thirrje për shpërndarjen e saj.
Të gjitha shkeljet e këtij ligji konsiderohen “kundravajtje penale”.
Siç shihet qartë, asnjë klauzolë ligjore nuk e justifikon shoqërimin e qytetarëve në Komisariat, për pjesëmarrje në tubime. E vetmja e drejtë që ka Policia e Shtetit, është të të kërkojë letërnjoftimin, për të të identifikuar për efekt të plotësimit të proces-verbalit të gjobës