Chelsea është në krizë të madhe të rezultateve dhe sot do të kërkojë të këndellet sadopak.
Ekipi i drejtuar nga Lampard është momentalisht i pozicionuar në vendin e 12-të me vetëm 39 pikë, vetëm nëntë larg zonës së rrezikshme që dërgon në Championship.
Përballë vetes do ta ketë ekipin e Bournemouth që ka po aq pikë sa Chelsea në një pozitë më poshtë.
Madje, Bournemouth ka dy fitore radhazi në ndeshjet e fundit.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 16:00.