Ajo u fotografua në ballkonin e rezidencës mbretërore me Princin William dhe fëmijët e tyre, Princin George, 10, Princeshën Charlotte, 9 dhe Princin Louis, 6, ndërsa iu bashkuan mbretit Charles (i cili po ashtu po trajtohet për kancerin), mbretëreshës Camilla dhe më shumë anëtarëve mbretërorë për paradën vjetore të ditëlindjes së monarkut.
Kate, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë pasi u diagnostikua me kancer në fillim të këtij viti, ndau një përditësim shëndetësor më 14 qershor, duke zbuluar në një mesazh personal se ajo “po përparon mirë”, por ka “ditë të mira dhe ditë të këqija”.
“Në ato ditë të këqija, ju ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t’i dorëzoheni trupit tuaj duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshironi të bëni sa sa më shumë gjëra, të ndiheni mirë”, tha ajo.
Princesha e Uellsit zbuloi se trajtimi i saj i kancerit do të vazhdojë edhe për “disa muaj të tjerë”.
“Mezi pres të marr pjesë në Paradën e Ditëlindjes së Mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj të bashkohem me disa angazhime publike gjatë verës, por po ashtu duke e ditur që nuk jam ende jashtë pyllit,” tha ajo në një mesazh të lëshuar atë ditë para se të zhvillohej Trooping the Color.
“Po mësoj se si të jem e duruar, veçanërisht me pasigurinë. Duke marrë çdo ditë ashtu siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr këtë kohë të nevojshme për t’u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithëve ju që keni ndarë me kaq guxim historitë tuaja me mua.”