2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kate Middleton rikthen fustanin e Dianës

- Advertisement -

Kate Middleton dhe Princi William morën pjesë në garën e kuajve  Royal Ascot. Dukesha e Kembrixhit ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve teksa u shfaq elegante e veshur me një fustan me pika të bardha.

Fustanin e kombinoi me një kapele ngjyrë kafe të zbukuruar me lule të bardha dhe një pale vëthë me perla që dikur i përkisnin Dianës. Nuk mungoi pa dyshim unazën e saj e fejesës prej diamanti dhe safiri.

Mesa duket 40-vjeçarja është frymëzuar nga vjehrra e saj e ndjerë, Princeshë Diana, e cila kishte veshur një fustan të ngjashëm në Royal Ascot në vitin 1988.

Dukesha e Kembrixhit, risolli në vëmendje edhe një here tjetër një nga veshjet më në mode të Princeshës Diana. Megjithatë, kjo nuk është hera e pare që Kate rikrijon veshjet ikonike të Princesh Dianës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit