-2.6 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Kate Middleton rikthehet zyrtarisht në detyrat mbretërore për Krishtlindje

- Advertisement -

Një nga ngjarjet më të pritura të vitit të Princeshës Kate po rikthehet këtë sezon festash. Pallati Kensington konfirmoi se Princesha e Uellsit do të presë shërbimin e saj vjetor “Together at Christmas” për të katërtin vit radhazi. Këtë vit, tradita e dashur do të zhvillohet në Ëestminster Abbey të premten, më 6 dhjetor.

“Shërbimi i këtij viti ofron një moment për të reflektuar mbi rëndësinë e dashurisë dhe ndjeshmërisë dhe se sa shumë kemi nevojë për njëri-tjetrin, veçanërisht në kohët më të vështira të jetës sonë. Shërbimi do të ndriçojë individët nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar që kanë treguar dashuri, mirësi dhe ndjeshmëri ndaj të tjerëve në komunitetet e tyre,” ,” tha pallati në deklaratën zyrtare.

Ky lajm ka rikthyer zyrtarisht Kate Middelton në detyrat zyrtare pas luftës me kancerin. Evenimenti i Krishlindjeve është udhëhequr prej saj tashmë prej 4 vitesh ndërsa ajo nuk do të mundojë as këtë vit ku pritet që të marrin pjesë rreth 1600 persona të ftuar në hollin e Abbey.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit