Të dielën, Princesha e Uellsit u shfaq në ngjarjen e profilit të lartë në ‘All England Lawn Tenis & Croquet Club’ së bashku me 9-vjeçaren.
Ajo mahniti me një fustan ngjyrë vjollcë, gjersa Charlotte u pa me një fustan ngjyrë blu dhe pika të bardha.
Middleton, 42 vjeçare, u shfaq në gjendje të mirë teksa përshëndeti turmën përpara finales dhe brohoriti.
Nëna e tre fëmijëve dihet se merr pjesë çdo vit.
“Ne shpresojmë që Princesha e Uellsit do të jetë në gjendje të prezantojë trofetë si mbrojtëse e klubit, por shëndeti dhe rimëkëmbja e saj janë prioriteti”, tha kryetarja e ngjarjes, Debbie Jevans, për Telegraph Sport muajin e kaluar.
Dalja e fundit e Kate shënon daljen e saj të dytë publike që kur zbuloi diagnozën e kancerit në mars.Muajin e kaluar, familja mbretërore ndoqi paradën ‘Trooping the Color’ me bashkëshortin e saj, Princin William, dhe fëmijët e tyre: Princin George, 10 vjeç, Charlotte dhe Princin Louis, 6 vjeç.