11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Kate Middleton ka veshur fustanin perfekt për darkat e festave

- Advertisement -

Paraqitjet e Kate Middleton gjatë festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës përmbushën pritshmëritë e botës së modës. Vathët vintage me safirë dhe diamante nga arkivi mbresëlënës i Princeshës Diana, fustani dhe xhaketa e bardhë Alexander McQueen dhe fustani i verdhë i butë i Emilia Wickstead ishin vetëm disa nga elementët që ranë në sy.

E ndërsa besuam se periudha kur studionim kombinimet e Dukeshës së Kembrixhit nga festimet e Jubileut të Platinit po i vinte fundi, zbuluam një tjetër paraqitje që hyri direkt në listën tonë të të preferuarave. Të dielën, ditën kur rrugët e Londrës ishin të mbushura me njerëz, pamë teksa shijonte një kafe me vendasit me një fustan blu dhe pika të bardha. Dizajni me belin e theksuar dhe fundin me plisa në linjë A nga stilistja e saj e preferuar, Alessandra Rich , është propozimi ideal për ekskursionet e shkurtra të fundjavës apo darkat e mbrëmjes së festave.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit