8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kate Middleton jashtëzakonisht e lidhur me motrën e saj, por çfarë ka ndodhur këtë herë

- Advertisement -

Kate Middleton, përveç detyrave të saj si Princesha e Uellsit, ka një dobësi të veçantë për familjen e saj. Sidomos për motrën e saj, Pippa Middleton, pasi ato janë të afërta dhe të dashura ndërsa përpiqen të kalojnë kohë cilësore së bashku.

Këtë herë, dy motrat do të takohen për një arsye të lumtur për të festuar ditëlindjen e katërt të djalit të Pippës. Arturi i vogël ka lindur më 15 tetor 2018 dhe sot mbush katër vjeç.

Pippa Middleton është e martuar me James Matthews me të cilin kanë tre fëmijë: Arthur, Grace dhe Rose. Familja e mban jetën e tyre personale larg syrit të publikut dhe nuk kemi parë asnjë foto të fëmijëve.

Madje, Pippa Middleton e mbajti jashtë vëmendjes shtatzëninë, ndërsa ajo që dihet është se ajo zgjodhi t’i mirëpresë fëmijët e saj në spitalin St Mary’s në Londër, në të njëjtin vend ku lindi motra e saj Kate.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit