Fustani i bardhë me pika të vogla të zeza binte në sy për elementët e tij retro. Fustani vinte me një jakë të rrumbullakët, supe të theksuara të frymëzuara nga vitet ’80, mëngë të fryra dhe disa rudha në bel që theksonin siluetën. Middleton e kompletoi pamjen me një kapele të zezë mjaft elegante, çantë dhe taka në nuancë bezhë/nude.
Dashuria e Kate Middleton për polka dot/pikat tanimë dihet, por shpesh ky element lidhet edhe me Princeshë Dianën, e cila gjithashtu i adhuronte ato. Diana zgjidhte shpesh këtë element në paraqitjet e saj në fund të viteve ’80 dhe ’90 dhe e vishte në shumë versione të ndryshme, në përditshmëri, si dhe në raste formale.