9.9 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Kate Hudson zbulon se çfarë vlerëson më shumë në karrierën e saj të gjatë: Jam e lumtur që jam pjesë e kësaj bote

- Advertisement -

Aktorja amerikane, Kate Hudson, zbuloi së fundmi se cila është gjëja më e mirë e karrierës së saj të gjatë në Hollywood.

Konkretisht, aktorja 46-vjeçare foli për revistën People në premierën botërore të filmit biografik “Song Sung Blue” në AFI Fest në Hollywood, dhe gjatë intervistës ajo reflektoi mbi atë që është pjesa më e mirë e punës së saj.

“Mendoj se gjëja e parë që më vjen ndërmend janë njerëzit që kam takuar, marrëdhëniet, ata gjithmonë më duken si dhuratat e mia më të mëdha. Ndihem shumë me fat që jam pjesë e një bote njerëzish që janë pafundësisht interesante, inteligjentë”, tha ajo.

 Kate Hudson

Përndryshe, Hudson debutoi në ekranin e madh në vitin 1998 në filmin “Desert Blue”, në të cilin luajti vajzën e një ylli të Hollywoodit që mbetet përkohësisht e bllokuar në një qytet të vogël amerikan.

Projekti i saj i fundit, “Song Sung Blue”, bazuar në dokumentarin e vitit 2008 me të njëjtin emër, ndjek jetën e Mike Sardine (Hugh Jackman) dhe Claire Sardine (Hudson).

Hudson tha në premierë se filmi është kulmi i “gjithçkaje” që ajo ka bërë dhe mbi të cilën ka punuar gjatë gjithë karrierës së saj të gjatë.

“E tëra çfarë kam dashur të bëj është të bëj muzikal. Ky padyshim nuk është muzikal, por ky film është i veçantë dhe gjithçka që kam studiuar gjatë gjithë jetës ose karrierës sime. Kam mundësi t’i bëj të gjitha këto në një film, dhe kjo nuk ndodh shpesh”, tha mes tjerash. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit