20.4 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Kate Beckinsale pretendon se është lënduar në xhirimet e “Canary Black” – padit producentët

- Advertisement -

Aktorja e Hollywoodit, Kate Beckinsale (51 vjeçare), po padit producentët e filmit “Canary Black” sepse, sipas saj, e kanë ekspozuar ndaj “kushteve të rrezikshme dhe të pasigurta” gjatë xhirimeve në Zagreb dhe Rovinj, pavarësisht një dëmtimi të rëndë në gju që pësoi në xhirime.

Filmi, të cilin ajo e xhiroi për Amazon, u shfaq premierë në tetor 2024 dhe gjithçka filloi në vitin 2022, kur Beckinsale pësoi një këputje të meniskut në gjurin e majtë në mes të xhirimeve.

Pas operacionit, mjeku i saj e ndaloi posaçërisht të bënte ndonjë akrobaci – asnjë vrapim e kërcim.

Producentët thuhet se i injoruan të gjitha këto.

Aktorja tani po padit kompaninë e prodhimit ‘Anton Entertainment Media Services Inc.’ dhe producentin John Zois për neglizhencë, abuzim emocional dhe sulm fizik.

Ajo pretendon se ata injoruan këshillat mjekësore dhe e detyruan të performonte skena të rrezikshme aksioni, duke shkaktuar përkeqësim të lëndimeve të saj, raporton People.

Beckinsale dhe ekipi i saj kanë paralajmëruar vazhdimisht për kushtet ekstreme të punës, duke përfshirë ditët e punës deri në 15 orë, pa mbështetje të mjaftueshme mjekësore dhe informacion në kohë rreth skenave të akteve të vogla.

Ndërsa beteja ligjore zhvillohet në ShBA, është interesante që “Canary Black” u xhirua kryesisht në Kroaci, në Zagreb dhe Rovinj.

Xhirimet zgjatën nga tetori 2022 deri në janar 2023. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit