Al Duhail është afruar tek Aston Villa për t’i hapur bisedimet për Philippe Coutinho, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Megjithatë klubi nga Katari nuk ka bërë ende ofertë zyrtare për brazilianin tek anglezët, ndërsa me lojtarin është në fazën finale të negociatave.
Kështu, 31 vjeçari mund ta përmbyllë aventurën 13 vjeçare në Evropë, pasi karrierën e ka zhvilluar në Inter, Espanyol, Liverpool, Barcelonë, Bayern Munich dhe së fundi tek Aston Villa.