32.4 C
New York
Tuesday, June 24, 2025

Buy now

Katari mbyll hapësirën ajrore pas kërcënimeve iraniane ndaj SHBA-së

- Advertisement -

Katari ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon, do të mbyllë përkohësisht hapësirën ajrore.

Sipas Reuters, ky lajm është bërë i ditur përmes një deklarate të ministrisë së Jashtme të Katarit, të publikuar në X.

Tutje bëhet e ditur se ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve në vend, në një kohë kur tensionet gjeopolitike janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Vendimi vjen pas paralajmërimeve të vazhdueshme të Iranit për hakmarrje ndaj sulmeve të SHBA-së. Ndërsa, kujtojmë se më herët SHBA, Britania dhe Kina kërkuan nga shtetasit e tyre në Katar që të strehohen.

Të ngjashme

Të fundit