Ministri i Jashtëm i Katarit u ka kërkuar të dyja palëve të konfliktit ruso-ukrainas të “ushtrojnë vetëpërmbajtje” dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Duke folur me homologun e tij ukrainas, Dymtro Kuleba, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani kërkoi “të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje, të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut konstruktiv dhe metodave diplomatike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet ndërkombëtare me mjete paqësore”, thuhet në një deklaratë.
Gjiri mund të shohë një rritje të kërkesës për naftë së shpejti, ndërsa bota përpiqet t’i japë fund varësisë së saj nga furnizimi rus.